Botë
Protesta në Prishtinë kundër diskriminiit të shqipëtarëve nga Serbia
23.10.2023 16:26
Në Prishtinë u protestua sot kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë....

Në Prishtinë u protestua sot kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Protesta u organizua nga Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore. Dashamir Uruqi, kryetari i Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile, tha se situata e shqiptarëve në Luginë është shumë e rëndë, duke shtuar se vazhdimisht atyre po u shkelen të drejtat e njeriut. Ai ka kërkuar që në dialogun Kosovë-Serbi të diskutohet për këtë pjesë.
“Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare me të cilat mund të kemi ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë. Me zero euro që jep Shqipëria dhe 2.8 milionë euro që jep Kosova nuk mund të arrijmë rezultate të dukshme në Kosovën Lindore.”, tha kryetari i Unionit Shqiptar, Dashamir Uruqi.
“Janë trojet tona etnike padrejtësisht të ndara jashtë trungut tonë shqiptarë. Në sytë e Evropës po zhvillohet një diskriminim, dhe ne sot do i themi ndal dhe do ngrehim zërin kundër këtyre padrejtësive. Komunat tona po zbrazen, po boshatisen. Nga viti 2011 po zhvillohet spastrimi etnik në këto tri komuna: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.”, tha koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Linda Shaqiri.
