MPB, 5 të arrestuar për lëndë narkotike
Policia e kryeqendrës, Njësiti për tregti të jashtëligjshme me drogë....

Policia e kryeqendrës, Njësiti për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë gjatë një aksioni të përbashkët në rajonin e Shkupit, në bazë të hetimeve paraprake dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në katër lokacione në rajonin e Shkupit, ku janë privuar nga liria katër persona.
Njëherit është gjetur një laborator i jashtëligjshëm për prodhimin e marijuanës, drogë e ndryshme dhe armë. Policia njofton se bastisje janë kryer në Vllae dhe në Draçevë, kurse kundër kryerësve do të ngriten procedura përkatëse.
Poashtu gjatë një aksioni në Shën Nikollë policia ka privuar nga liria 34 vjeçarin me iniciale L.B, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur lëndë narkotike marihuanë dhe një peshore digjitale.
Ndaj personit të ndaluar është ngritur kallëzim penal.
Nga MPB poashtu njoftojnë se mbrëm rreth orës 20:45 kanë realizuar kontrolle në një lokal në Haraçinë, ku është gjetur një pistoletë me karikator, ndërsa është arrestuar pronari i objektit S.XH. (34) nga Haraçina.
