Maqedoni
Parashikimi i motit
24.10.2023 08:35
Territori jonë paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave...

Territori jonë paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24°C.
