Botë

Armëpushimi i konfliktit Izrael – Palestinë, Bajden: Të diskutohet pas lirimit të pengjeve

24.10.2023 12:08

Presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, tha se ata mund ta diskutojnë armëpushimin për konfliktin Izrael-Palestinë...

Presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, tha se ata mund ta diskutojnë armëpushimin për konfliktin Izrael-Palestinë pasi të lirohen të gjithë pengjet që mban Hamasi. Bajden iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një fjalimi që mbajti në Shtëpinë e Bardhë për investimet.

Pyetjes nëse e mbështet ShBA-ja një armëpushim për marrëveshjen e pengjeve, Bajden iu përgjigj se: "Më parë duhet të lirohen pengjet, më pas mund ta diskutojmë armëpushimin.
 
Në anën tjetër, Bajden papritur ndërpreu fjalimin e tij dhe fjalën ia dha sekretares së Tregtisë, Xhina Raimondo.
 
“Më duhet të interesohem me një çështje tjetër, më duhet të shkoj në Dhomën e Situatave ku zhvillohen takime në situata të veçanta.”, deklaroi Bajden.
 
Teksa nuk është ndarë informacion se çfarë ndodhi, shtypi amerikan këtë situatë e komentoi se mund të jetë lidhur me kryerjen e sulmeve me dronë nga milicët Shiitë në Irak ndaj 2 bazave të ShBA-së në Siri.