Sevilla e mposhti Villarealin, Roma shpëtoi pa humbur
Ekipi i vetëm që ka arritur të shënojë fitore jashtë terrenit të tij në ndeshjet e para të së tetës së finales është – Sevilla...

Ekipi i Unai Emerit që është edhe mbrojtës i titullit të Europa League ka treguar përvojën në këtë garë duke fituar lehtë ndaj Villarealit, që njihet si ekip i vështirë për tu fituar.
Roma ka arritur të barazojë kah fundi i ndeshjes në Artemio Franchi, rezultatin ndaj Fiorentinës, për të dalë pa humbje nga takimi i parë i derbit italian në këtë garë. Fiorentina kishte marrë avantazhin në pjesë të parë përmes Josip Iliçiçit, derisa Roma kishte humbur penalltinë përmes Adem Ljajicit. Por ish lojtari i Barcelonës, Seydou Keita, ka shënuar nga afërsia pas një korneri të Romës për të siguruar golin e vlefshëm si mysafir për ekipin e tij.
Napoli duhet t’i falenderohet sulmuesit argjentinas të saj, Gonzalo Higuain, për fitoren e mbrëmshme ndaj Dinamo Moskës. Higuain këndelli ekipin e tij që ishte në disavantazh befasuese që nga minuta e dytë e takimit kur për moskovitët shënoi ish sulmuesi i Schalkes, Kevin Kuranyi. Hat-tricku i Higuainit i siguroi një fitore të rëndësishme Napolit para ndeshjes së kthimit në Rusi, që zhvillohet në javën tjetër.
Dhe në sfidën e fundit të orës 21 e 5 minuta Evertoni ka shënuar fitore minimale ndaj Dynamo Kievit në Goodison Park.
Edhepse mysafirët ishin në epërsi që nga minuta e 14-të e ndeshjes, ekipi i Roberto Martinezit ka gjetur forcë për tu këndellur dhe për të dalë kokëlartë para tifozëve në fund të ndeshjes. Fitoren Evertonit ia solli penalltia, e cila u realizua nga sulmuesi i ekipit, Romelu Lukaku.
