Ekonomi

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

24.10.2023 13:32

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,89%.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të
Lehtë (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë për litër ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,675 denaë për kilogram. 
 
Nga data 25.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 81,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 84,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 84,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 47,174 (denarë/kilogram)