57 pike nga Irving per fitoren e Cavaliersave, Jazz mposhte Rockets

13.03.2015 15:49

Një ndeshje fenomenale, është zhvilluar edhe ndërmjet, San Antonio Spursit dhe Cleveland Cavaliersit...

Në sekondat e fundit të ndeshjes, rezultati ishte 110-107 në favor të Spursit, ku Kaëhi Leonard, ishte në vijën e gjuajtjeve të lira ku nuk arriti të shënojë në dy tentime, ndërsa krejt në fund Kyrie Irving e mori përgjegjësinë dhe me shënimin e tij nga treshi, e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Gjatë lojës shtesë të sfidës, më të motivuar ishin djelmoshat e trajnerit David Blatt, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 128-125. Ylli i ndeshjes, ishte padyshim Kyrie Irving, i cili e theu rekordin personal me 57 pikë, ku gjithashtu kjo ishte shifra më e madhe në histori të klubit, njëkohësisht edhe më e nalta deri më tani në këtë stinor në NBA.

Gordon Hayëard realizoi 29 pikë në suksesin 109-91 që Utah Jazz regjistroi kundër Houston Rockets në "Energy Solutions Arena". Për skuadrën teksane nuk mjaftuan 25 pikët e lojtarit të stolit, Corey Breëer, që ishte nota e vetme pozitive në orkestrën e skuadrës së drejtuar nga Kevin McHale.

Ky është suksesi i 9 në 11 takimet e fundit të Utah Jazz që vazhdon të mbetet jashtë zonës play-off me 28 suksese dhe 36 humbje sezonale. Nga ana tjetër, Houston mban vendin e tretë të konferencës së perëndimit por me një fitore më shumë se Portland dhe Los Angeles Clippers.