Maqedoni
Elektranat e Maqedonisë zëvendësojnë rrjetin e djegur të ngrohjes
24.10.2023 16:15
Janë larguar tubacionet e djegura të ngrohjes mbi urën “Bellasica” në Shkup

Janë larguar tubacionet e djegura të ngrohjes mbi urën “Bellasica” në Shkup, por akoma ato nuk janë zëvendësuar të gjitha me të reja. Nga “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” thonë se ky proces është pak më i ndërlikuar që kërkon kohë më të gjatë për t’i zëvendësuar ato.
Siguria gjatë kalimit në urën “Bellasica”, qytetarët me mendime të ndara
Qytetarët e anketuar ndajnë këndvështrime të ndryshme, nëse ura është e sigurt për qarkullimin e automjeteve.
“Kur ka shumë komunikacion duhet patjetër të kalojmë këtu. Besoj se kjo urë është e sigurt.”, - theksoi një qytetar.
“Mendoj se 50% prej kapacitetit të kësaj ure, është i sigurt që të kalohet përmes kësaj ure.”, - theksoi një qytetar tjetër.
“Deri tani disa herë kam kaluar këtu dhe mendoj se është e sigurt, nuk ka pasur ndonjë problem.”, - u shpreh një qytetar.
“Mendoj se nuk është e sigurt për të lëvizur mbi këtë urë. Nuk jam arkitekt, por mendoj se duhet të mbyllet dhe të fillohet të rindërtohet.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
“Ndoshta për automjete të rënda nuk është e sigurt për të qarkulluar mbi këtë urë, ndërsa për automjete të lehta nuk shoh se është pengesë e madhe.”, - tha një qytetar.
“Padyshim se është e sigurt. Mendoj se çdo gjë është lojë. Unë personalisht për çdo ditë lëvizi përgjatë urës dhe nuk ka pasur ndonjë problem.”, - tha një qytetar.
Derisa vijojnë punimet për zëvendësimin e rrjetit të tubacionit të vjetër me të ri, nga “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” bëjnë të ditur se konsumatorët do të furnizohen me energjinë termike përmes linjës alternative përgjatë urës së hekurudhave dhe nuk do të mbesim pa ngrohje. Meqë në terren kanë filluar punimet, Komisioni Rregullator për Energjetikë, do të caktojë mbledhjen në të cilën rregullatorët do të fillojnë përllogaritjet e para të çmimit të ri të ngrohjes qendrore. Deri në këto momente nuk dihet nëse faturat e ngrohjes qendrore do të jenë më çmim më të lartë.
REXHEP QAMILI
