Të shtëna në “East Gate Mall”, dy persona kanë mbetur të plagosur
24.10.2023 17:57
Pasditen e sotme është gjuajtur me armë automatike....

Pasditen e sotme është gjuajtur me armë automatike në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup.
Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, raportohet se është shtënë me armë zjarri ndaj dy personave, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. Ky është incidenti i dytë i armatosur në qendrën tregtare në dy muaj.
