Maqedoni

Parashikimi i motit

25.10.2023 08:48

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu...

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në perëndim të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5°C deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20°C deri në 27°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23°C.