Botë

OKB-ja thirrje për armëpushim në Gaza, Izraeli kërkon dorëheqjen e Guterres

25.10.2023 09:44

Lufta në Gaza arrin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe shkakton një përplasje...

Lufta në Gaza arrin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe shkakton një përplasje shumë të ashpër mes sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, dhe atij izraelit. Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, i pranishëm në Nju-Jork, refuzoi ta takonte, ndërsa ambasadori izraelit, Gilad Erdan, kërkoi dorëheqjen e tij të menjëhershme, pasi Guterres mbajti një fjalim duke thënë se kishte “shkelje të qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar” në Gaza.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar një zgjidhje me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit dhe një lirim  të menjëhershëm të të gjithë pengjeve “pa kushte”. Pas kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze ka dënuar thirrjen e Izraelit për dorëheqjen e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke e përshkruar atë si një “sulm të paprovokuar”. 
 
Sekretari amerikan i shtetit, Blinken, u kërkoi anëtarëve të tjerë të këshillit që të marrin në konsideratë një rezolutë të udhëhequr nga ShBA-ja që bën thirrje për “pauza humanitare” për të lejuar ndihmën, por jo një armëpushim të plotë.