Maqedoni

Të lënduarit nga të shtënat në “East Gate Mall”, ende në rrezik për jetë

25.10.2023 11:36

Dy të lënduarit nga të shtënat e djeshme në “East Gate Mall” ende janë në rrezik për jetë...

Dy të lënduarit nga të shtënat e djeshme në “East Gate Mall” ende janë në rrezik për jetë, konfirmuan drejtorët e spitaleve ku janë operuar, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Luben Arsenov dhe drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi. 

Arsenov tha se njëri person ende është i vendosur në aparat për frymëmarrje. “Bëhet fjalë për lëndime serioze. Ende është në gjendje kritike për jetë. Ka plagë nga armë zjarri në bark dhe gjoks, ashtu që, shumë është herët të japim parashikime për atë se si do të jetë gjendja e tij.”
 
Edhe drejtori Jakupi, po ashtu nuk ka mundur të japë ndonjë parashikim për gjendjen e pacientit tjetër. 
 
“Është kryer intervenim kirurgjik në gjoks dhe në krah, ka disa plagë nga armë zjarri, ende është në rrezik për jetë,” sqaroi Jakupi.