Maqedoni

Qeveria me vendim, do të rritet numri i ushtarëve në Kosovë

25.10.2023 12:01

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shtim të numrit të trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shtim të numrit të trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it. Me këtë vendim në këtë operacion do të dërgohen edhe 35 persona shtesë. 

“Vendimi është sjellë në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe përfundimet janë sjellë në mbledhjen e komandantëve e gjeneral shtabeve të vendeve anëtare të iniciativës për bashkëpunim në mbrojtje, me qëllim të rritjes së sigurisë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë maqedonase.
 
Në njoftim thuhet se për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s, Maqedonia do të dërgojë 70 përfaqësues të Armatës për 6 muaj, duke llogaritur nga nëntori i këtij viti deri në maj të 2024. Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në operacionin e KFOR-it në Kosovë do të arrijë në 101 pjesëmarrës të Armatës së Maqedonisë së Veriut.