Liga e Kampionëve, sonte luhen disa supersfida
25.10.2023 15:04
Kampionati apo gara më prestigjioze e futbollit evropian dhe botërorë, Liga e Kampionëve të UEFA-së...

Kampionati apo gara më prestigjioze e futbollit evropian dhe botërorë, Liga e Kampionëve të UEFA-së, vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupin E, F,G dhe H. Ndeshjet e natës së sontme në elitën e futbollit evropian, kanë nisur me duelin Feyenoord-Lazio, e cila është duke u zhvilluar dhe po luhet në kuadër të Grupit E. PSG-Milan, është sfida kryesore e kësaj mesjave në Ligën e Kampionëve. Por, për portierin e parisienëve, Gianluigi Donnarumma sfida me skuadrën “Rossonere” do të jetë ndryshe. “Gardiani” italian do të luajë kundër ish-skuadrës, në fanellën e të cilës kishte debutuar në moshën 16-vjeçare.
“Ishte një ndeshje që mund ta kishim bërë më mirë dhe jemi shumë të zemëruar për këtë. Dhe ne e dimë se nuk ishte e lehtë në Neëcastle. Kjo është një ndeshje ndryshe. Do të jenë dy ndeshje të komplikuara, nuk e di nëse do të jenë vendimtare. Do të japim gjithçka që duhet për të fituar. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të japim gjithçka nga vetja për të arritur fitore.”, tha Xhianluixhi Donaruma, portier i PSZH-së.
Duele joshëse do të luhen edhe në Grupin H, ku do të përballen Barcelona-Shakhtar Donetsk. Katalanasit që kryesojnë grupin me gjashtë pikë, janë favorit në duelin me Shaktar. Fitorja do t’i rriste shumë shanset për të kaluar më tej, gjë që nuk ka ndodhur në dy sezonet e fundit. Bilanci përballë skuadrave ukrainase i Barcelonës është 8 fitore nga 11 ndeshjet brenda.
“Ne nuk jemi këtu për t'u ankuar. Ne jemi këtu për të konkurruar, ne jemi këtu për të luajtur më mirë se në pjesën e parë ditë më parë, për të luajtur njësoj si në pjesën e dytë... dhe për tu përmirësuar si dhe për të fituar tre pikët.”, tha Xavi Hernández, trajner i Barcelonës.
Në po të njëjtin grup Antëerp-in e Arbnor Mujës e pret një duel tejet i vështirë pasi që sfidon Porton, skuadër kjo që ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve. Në transmetim direkt në servisin publik në ora 21:00, do ta ndiqni ndeshjen Cërvena Zvezda – Lajpcigu.
