Bare zgjidhet në formacionin e javës të La Liga 2

25.10.2023 15:08

Keidi Bare është një nga lojtarët kyç të kombëtares shqiptare, por edhe te Espaynol....

Keidi Bare është një nga lojtarët kyç të kombëtares shqiptare, por edhe te Espaynol. Me skuadrën spanjolle po bën paraqitje fantastike në La Liga2.
 
Në ligën e dytë spanjolle në fundjavë është luajtur ndeshja e javës së 12-të, ku bare pavarësisht se ekipi i tij u mposht është zgjedhur në formacioni e javës. “Soffascore” ka zgjedhur 11-shen e javës. Në këtë sezon me Espaynol, shqiptari ka luajtur në 9 ndeshje, ku ka arritur të asistojë në 2 raste.