Filloi sezoni i ri i NBA-së

25.10.2023 15:13

Ceremonia e ndarjes të unazave nuk ka shpërqëndruar kampionët në fuqi të NBA, të cilët mundën Lejkërsat...

Ceremonia e ndarjes të unazave nuk ka shpërqëndruar kampionët në fuqi të NBA, të cilët mundën Lejkërsat në ndeshjen e parë sezonale. Nikola Joviç rinis aty ku e la sezonin e kaluar duke firmosur një tjetër ndeshje të madhe me 29 pikë, 13 topa në tabelë dhe 11 asist. Ndeshje për tu vlerësuar bënë edhe Xhamal Mërri (21 pikë), Kentavious Kalduell-Pop (20) dhe Aaron Gordon (15).
 
“Shumë emocione sot, por të gjitha ishin pozitive”, ishte komenti i trajnerit Malone në fund të ndeshjes.
 
Sa i përket Lejkërsave nuk mundën që të përballonin Nagets edhe pse u udhëhoqën nga një LeBron Xhejms në formë të mirë (21 pikë, 8 topa në tabelë dhe 5 asist). Lejkërsat vazhduan mbrëmë një “traditë” të nisur në 2016-ën. Që prej vitit në fjalë kurrë nuk kanë mundur të fitojnë ndeshjen e parë të sezonit të rregullt. Po dje u luajt edhe një tjetër ndeshje e madhe.
 
Golden Stejt pritën në San Fransisko ekipin e Finiks Sans. Formacioni nga Arizona arriti që të mposhte katër herë kampionët e NBA edhe pse në periodën e tretë u mundën me rrezultatin e pjesshëm 40-19. Në fund të këtij takimi ishin vendimtarë lojtarë si Josh Okogie (17 pikë), Jusuf Nurkiç (14) dhe Erik Gordon (10).  
 
 
Ndeshjet e para 
  • Denver Nagets-Los Anxhelos Lejkërs   119-107
  • Golden Stejt Uorriors-Finiks Sans    104-108