Maqedoni

Opozita shqiptare: Zona industriale e Vizbegut – qendër e kazinove

25.10.2023 16:04

Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja “Besa” akuzuan pushtetin se zonën industriale në Vizbeg...

Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja “Besa” akuzuan pushtetin se zonën industriale në Vizbeg po e shndërrojnë në zone të kazinove. Fakt për këtë, sipas opozitës shqiptare, është edhe ajo që drejtoria e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut pritet të zhvendoset në këtë zonë. 
 
“Lotaria e Maqedonisë së Veriut do të pozicionohet përskaj rrugës Shkup-Bllacë ku tashmë funksionojnë disa kazino, numri i të cilëve, dita-ditës po shtohet. Zona industriale e Vizbegut, sipas të gjitha gjasave, do të shndërrohet në një Las Vegas. Kur dje kishte dilema se përse kërkesat e bizneseve shqiptare shpërfillen totalisht nga BDI-ja dhe funksionarët e saj, tani më çdo gjë po bëhet e qartë.”, - deklaroi Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike.