Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, interesimi i qytetarëve është i madh
Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar....

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal është i madh. Deri më tani rreth 30 mijë qytetarë janë paraqitur në web faqen vakcinacija.mk, thotë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petlickovski. Ai thotë se personat që janë në grupin e rrezikuar dhe që nuk janë paraqitur ende mund të paraqiten gjatë ditëve të ardhshme.
“60 mijë doza të vaksinave falas janë në dispozicion, si dhe janë siguruar edhe disa për përdorim komercial. Në krahasim me vitin e kaluar kishim rreth 55 mijë persona të vaksinuar. Do të ishte më mirë që këtë vit të vaksinohen edhe më shumë qytetarë. Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar nga dita e sotme, sipas të dhënave që i kemi gjithçka shkon mirë. Këtë vit i përcjellim rekomandimet e OBSh-së, që të fillohet me vaksinim në muajin tetor.”, - theksoi Aleksandar Petlickovski nga KSI-ja.
Qytetarët e anketuar thonë që vaksinat kundër gripit sezonal u kanë ndihmuar gjatë periudhës së dimrit.
“Mua shumë më ka ndihmuar vaksina, nuk jam sëmurë nga gripi sezonal.”, - theksoi një qytetar.
“Unë u vaksinova dhe u them të gjithëve të vaksinohen.”, - u shpreh një qytetare.
Qytetarët që janë regjistruar për vaksinim do të marrin sms porosi që do t’u caktohet dita, koha dhe vendi ku do të marrin vaksinën.
Të gjithë qytetarët që nuk janë në gjendje të marrin vaksinën, për shkak të gjendjes momentale shëndetësore do të paraqiten në punktin e vaksinimit për të caktuar tjetër datë për vaksinim. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
