Jashari: Zgjidhje e situatës me ndërmjetësim ndërkombëtar
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, vlerëson se është e domosdoshme zgjidhja politike e situatës aktuale politike e krijuar pas aferës me përgjimet masive...

Sipas tij, kjo mund të arrihet me ndërmjetësim ndërkombëtar, që do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët.
"Unë ndaj bindjen se fillimisht duhet bërë zgjidhje politike të kësaj situate me ndërmjetësim të ndonjë personaliteti kredibil, i cili do jetë i pranueshëm për të gjitha palët pjesëmarrëse, ngase shumë me rëndësi është në këtë rast vendimi që do jetë rezultat i këtij ndërmjetësimi, të jetë i pranueshëm për të gjithë"- deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Institucionet duhet të kenë kapacitet që ta zgjidhin problemin aktual në vend, vlerëson ministri i Drejtësisë, Jashari, por ai shton se përgjigje më të mirë për kapacitetin e institucioneve mund të japin qytetarët.
"Për atë nëse institucionet kanë ose nuk kanë kapacitet, nëse ka besim në kapacitetin e të drejtës sonë do të merrni përgjigje nga populli"- tha Jashari.
Sa i përket përgjimeve, Jashari thotë se në Maqedoni ekziston Ligji për Ndjekje të Komunikimeve dhe Kodit Penal, në të cilin është parashikuar edhe vepër e veçantë penale në rast të keqpërdorimit. (Sanije Kasami, TVM2)
