Botë
ShBA, mbi 20 persona të vrarë dhe 50 të plagosur
26.10.2023 09:32
Një masakër e vërtetë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Një masakër e vërtet ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën mbi 20 persona u vranë dhe mbi 50 u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një restorant dhe bolling në Leviston të Maines. Dëshmitarët shprehen se viktimat ishin të të gjitha moshave, duke përfshirë adoleshentë, ndërsa autori si fillim hyri në restorant dhe duke qëndruar gjakftohtë hapi zjarr ndaj njerëzve të pafajshëm.
“Ishte një natë normale bollingu. Nga askund dëgjova një zhurmë të fortë gjuajtjesh, mendova se është një balon. U ktheva me shpinë drejt hyrjes dhe pash se ai mbante në dorë armë. Diku rreth 10 minuta i duhej policisë që të mbërrije.”, - u shpreh një dëshmitar.
“Kam dëgjuar njerëz se kanë pasur anëtarë të familjes brenda aty. Aty poshtë ishte një vajzë, si dhe pesë persona, të gjithë u qëlluan. I mora të gjithë miqtë e mi në telefon për t'u siguruar që ata ishin të sigurt. Dhe u thash të mbyllnin dyert, dritaret, sepse nuk e dinë se çfarë është i aftë ky person të bëjë.”, - theksoi një dëshmitare.
I dyshuari për këtë ngjarje është identifikuar nga policia, si Robert Kard, 40-vjeçar, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine. Ai disa herë është kërcënuar se do të kryejë sulm, si dhe ka qenë i shtruar në spital në një institucion të shëndetit mendor ku edhe është liruar pas një qëndrimi dyjavor.
“Ne kemi me qindra policë të cilët po punojnë në tërë shtetin e Maines që ta hetojnë këtë rast. Do të vazhdojmë që të mbledhim informata, me qëllim që ta nxjerrim të dyshuarin para drejtësisë. Kardi konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe është i armatosur. Nëse njerëzit e shohin, ata nuk duhet të afrohen ose të kontaktojnë në çfarëdo mënyrë.”, - theksoi komisari i Sektorit për Sigurinë Publike të Maines, Majk Soshuk.
“Në këtë moment njerëzit të cilët ishin dëshmitarë janë në shok, kanë frikë dhe janë në panik. Kuptohet, të gjithë janë të brengosur.”, - theksoi kryebashkiaku u Auburnit, Jason J. Leveski.
Autoritet i kanë paralajmëruar qytetarët që të mbeten në shtëpitë e tyre dhe mos të dalin jashtë, për shkak se ka një gjuajtës aktiv ku motivet e tij ende nuk dihen. Shkollat lokale kanë njoftuar se do të anulojnë mësimet të enjten, raporton CNN-i, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Xho Bajden është i informuar për situatën dhe do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet. Kjo ngjarje llogaritët si masakra më numrin më të madh të viktimave nga gushti i vitit 2019, ku u vranë 23 persona.
GAZMEND KURTISHI
