Botë

Australia njofton 15 milionë dollarë më shumë ndihmë për Gazën

26.10.2023 11:00

Kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi të mërkurën një ndihmë humanitare shtesë...

Kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi të mërkurën një ndihmë humanitare shtesë prej 15 milionë dollarësh për civilët në Gaza, duke e çuar ndihmën totale të premtuar nga vendi në 25 milionë dollarë.

Albanese dënoi gjithashtu “terrorizmin e Hamasit” dhe tha se Australia është e shkatërruar për humbjen e çdo jete të pafajshme, qoftë ajo izraelite apo palestineze.

Të mërkurën, Australia bëri thirrje për “pauza humanitare” në Gaza për të lejuar hyrjen e furnizimeve dhe kalimin e sigurt për civilët, sipas një deklarate nga ministrja e Jashtme Penny Wong.