Botë
Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel, në takime të ndara me Sholcin, Makronin dhe Melonin
26.10.2023 12:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndrojnë në Bruksel, ku do të kenë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
“Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josef Borrell dhe emisarin, Miroslav Lajçak dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.”, ka thënë Stano.
Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nis takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë. Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Presim që të dyja palët të kthehen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre pa vonesa, si dhe të angazhohen për çtensionim. Nuk do të ketë takime të nivelit të lartë të dialogut, por vetëm takime individuale me liderë evropianë.”, është shprehur Stanoja.
