Basketboll

Wembanyama debuton me humbje në NBA

26.10.2023 13:56

Zgjedhja e parë në draftin e NBA dhe një nga basketbollistët që vlerësohet me potencial për të qenë një nga më të mirët në histori...

Zgjedhja e parë në draftin e NBA dhe një nga basketbollistët që vlerësohet me potencial për të qenë një nga më të mirët në histori, Victor Ëembanyama, debutoi për San Antonio Spurs në humbjen 126:119 ndaj Dallas Mavericks. Megjithatë, francezi u la në hije nga zgjedhja e 12-të e draftit, Dereck Lively, i cili mposhti basketbollistin e ri të Spursit.
 
Basketbollisti i Dallasit shënoi 16 pikë e shtoi dhjetë kërcime ndërsa Ëembanyama realizoi 15 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Slloveni Luka Donçiq udhëhoqi Mavs drejt fitores me 33 pikë me 13 kërcime dhe dhjetë asistime, ndërsa Kyrie Irving shtoi 22 pikë, gjashtë asistime dhe dy kërcime. Lojtari më i mirë për Spurs ishte Vassell me 23 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime, Johnson e ndoqi me 17 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime ndërsa Jones shtoi 16 pikë, gjashtë asistime dhe pesë kërcime.
 
"Shumë emocione, por do të kishte qenë perfekt me një fitore. Për një moment më dukej se jo reale. Thjesht u ndjeva shumë me fat që isha këtu. Dua të them, se mund të jetë zhgënjyese, por gjithmonë të mbash kokën lart është mirë, ne mësojmë çdo ditë. Siç thashë më parë, ne po mësojmë, është vetëm ndeshja jonë e parë e sezonit së bashku dhe ne do të bëjnë gjithçka që duhet për t'u përmirësuar.", shprehet basketbollisti.