Sportet E Tjera
Xhudo, Gjakova i argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit
26.10.2023 14:00
Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos...

Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po zhvillohet në Abu Dabi. Një paraqitje e mirë e xhudistit kosovar, i cili vetëm në finale u mposht nga xhudisti uzbekistanas, Shakhram Ahadov.
Deri në momentin e mbërritjes në finale, ai kishte realizuar pesë fitore, duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Edhe në finale paraqitja ishte e një niveli të lartë, pavarësisht humbjes.
Kjo është medalja e parë për këtë vit për xhudistin nga Kosova në nivele të larta. Në Lojërat Mesdhetare të vitit të kaluar arriti të sigurojë medaljen e bronztë, por që nuk llogaritet në mesin e garave të mëdha si aktivitet.