Futboll

Sonte luhen ndeshjet e javës së tretë të Ligës së evropës

26.10.2023 14:03

Bajer Leverkuzeni pret Karabagun e Redon Xhixhës në grupin H...

Të gjitha këto skuadra e dinë se një fitore e tretë do ti çojë një hap larg fazës së “nokaut”-it dhe janë me motivim të madh për të vijuar me formën e tyre të shkëlqyer.
 
Ndërkohë situata në Grupin C është krejtësisht e hapur, me të 4 skuadrat me nga 3 pikë, ndaj dhe ky raund mund të jetë vendimtar për to.
 
Renxhersi përballet në transfertë me Spartën e Pragës ku pritet të jetë titullar Qazim Laçi. Në Grupin G ndërkohë Liverpulli rikthehet në Tulluz për herë të dytë në historinë e tyre. Dy skuadrat më parë janë përballur në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve, në sezonin 2007-2008.
 
Ndërkohë Berat Gjimshiti me Atalantën e tij luan në transfertë me Sthurm Graz, ndërkohë që Ernest Muçi me Legian janë përballë transfertës me Zrinjskin.
 
Liga Evropa, java e tretë:
Grupi A
TSC - Frajburg 18.45 
Olimpijakos - Vest Hem 18.45
 
Grupi B
Olimpik Marsej - AEK 18.45
Brajton - Ajaks 21.00
 
Grupi C
Aris - Betis 18.45
Sparta Prag - Rangers 18.45
 
Grupi D
Rakov - Sporting 18.45
Shturm - Atalanta 18.45
 
Grupi E
Liverpul - Tuluz 21.00 
USG - LASK 21.00
 
Grupi F
Panatinaikos - Ren 21.00 
Viljareal - Makabi Haifa ANULUAR
 
Grupi G
Roma - Slavija Prag 21.00 
Sherif - Servet 21.00
 
Grupi H
Molde - Haken 18.45
Leverkuzen - Karabag 21.00