Futboll
Renditja: Maqedonia e Veriut numëron në vend, kombëtarja ngjitet me 3 vende në FIFA!
26.10.2023 14:06
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve botërore të futbollit...

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve botërore të futbollit për meshkuj. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, e cila në tetorë kishte një humbje nga Ukraina në eliminatore dhe fitore në miqësoren me Armeninë edhe më tej vazhdon të mbetet në pozitën e 66-të, të renditjes së përfaqësuese të FIFA-së për muajin tetor. Maqedonia e Veriut tek FIFA ka 1358 pikë.
Dy fitoret e muajit tetor ndaj Çekisë dhe miqësores ndaj Bullgarisë, kanë sjellë ngjitjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Sipër kuqezinjve në renditjen e FIFA-s qëndrojnë Polonia (31) dhe Çekia (41).
Ndërkohë që Ishujt Faroe dhe Moldavia mbajnë pozicionet numër 135 dhe 157. Sakaq edhe Kosova është përmirësuar me 6 pozicione, pasi nga vendi i 111 në shtator, këtë muaj ka zbritur ne vendin e 105 në botë.
Sa i takon podiumit gjithçka ka mbetur e pandryshuar, me Argjentinën që mban vendin e parë në botë, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë. Megjithatë ‘seleçao’ ka humbur shumë pikë në muajin tetor dhe rrezikon të parakalohet nga Anglia e vendit të katërt që ka fituar 13.54 pikë.
