Botë

Izrael, vazhdojnë luftimet në veri të Gazës

26.10.2023 15:44

Bombardimet në rripin e Gazës nuk kanë të ndalur...

Ushtria izraelite mbrëm ka kryer sulmin më të madh tokësor në Veri të Gazës duke sulmuar rënd disa pjesë të grupit të Hamasit.
 
Banorët nën sulmet e vazhdueshme ushtarake, janë pa ushqime, energji elektirke dhe pa derivate të naftës. Ndërkohë rritet numri i viktimave, ndërsa spitalet janë të stërmbusha për plotë me të lënduar dhe janë para kolapsit.
 
“Në Gaza forcat ushtrake të udhëhequra nga Izraeli duke u mbështetur me tanke të mëdha ushtarake filluan të ndërhyjnë në  Veri të Gazës. Forcat ushtarake izraelite vran terorista dhe e shkatruan infrastrukturën në rripin e Hamasit. Kjo ndërhyrje është pjesë e përgaditjeve tona strategjike e cila do të vazhdojë edhe gjatë fazave tjera të operacioneve ushtarake”, u shpreh zëdhënësi i forcave të mbrojtjes të Izraelit, Daniell Hagari.
 
Edhe forcat izraelite poashtu ishin cak i sulmeve ushtarake. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralamëroi se po përgaditet invazion ushtarak ndaj Gazës, ndërsa vendimin për hyrje në enklavën pallestineze, e cila është nën kontroll të Hamasit do ta miratoi kabineti i veçant ushtarak të Qeverisë. 
 
“E vetmja gjë që na shfaqet para syve tona është shpëtim i vendit dhe fitore. Veçmë kemi eliminuara mijëra teroristë, ky është vetëm fillimi. Njëkohësisht po përgaditemi për një operacion ushtarak tokësor, por nuk do të saktësoj  se kur do të ndodh ajo”, theksoi kryeministri i Izrelit, Benjamin Netanyahu.
 
Kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA-së Mike Johonson  i cili u zgjodh një dite më herët, mënjëherë miratoi rezolotën për mbështetje të Izrailit. Presidenti i SHBA-së Xhon Bajden tha se pas përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duhet të formohen me marrëveshjene  të dyja palëve dy shtete.
 
“Pallestinezët dhe izraelitët kanë të drejtë krah për krahë të jetojnë në siguri, paqe dhe në dinjitet. Kjo do të thotë se kur kjo krizë do të mbarojë, do të duhet të ketë vizion të qartë për atë që do të vijoj më pas dhe sipas mendimit tonë ajo duhet të jetë zgjidhje fillimisht mes te dyja shteteve, duke e mbështetur atë marrëveshje edhe nga liderët rajonal dhe global”, u shpreh presidenti i ShBA-ve, Xho Bajden.
 
Derisa Presidenti rus Vlladimir Putin disa herë rradhëzi paralajmëroi se konflikti mund të zgjerohet edhe më largë se Lindjen e Mesme. Ndërkohë  Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara nuk i miratoi dy rezolutatat e SHBA-së për zgjidhjen e krizës humanitare në Gazë, në të cilin Rusia dhe Kina vendosën veto mbi të.   
 
REXHEP QAMILI