Zgjedhjet, Xhaferi: Tre opsione të mundshme

26.10.2023 16:39

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka ofruar tre data të mundshme për mbajtjen zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij për mbajtjen e zgjedhjeve ka disa predispozita ligjore, të cilat duhet të respektohen e ajo është se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë.

Sipas rregullores, zgjedhjet për president mbahen gjatë 60 ditëve të fundit të mandatit aktual të kreut të shtetit, ndërsa Xhaferi u bëri thirrje partive politike për konsensus, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë krejt diçka tjetër.

“Nëse raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 14 mars, atëherë shpallja e zgjedhjet duhet të jenë më 4 janar të vitit 2024. Nëse zgjedhjet vendosim të mbahen më 24 prill, raundi i dytë duhet të jetë më 8 maj. Atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje. Në këtë kontekst duhet të respektohet predispozita ligjore se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Sipas meje ka tre data të mundshme për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë mund të mbahet më 14 mars, 28 mars, 11 prill apo 25 prill, ndërsa raundi i dytë më 28 mars, 11 prill, 25 prill dhe 9 maj kur është edhe afati i fundit, sepse inaugurimi i presidentit të ri duhet të mbahet më 12 maj.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Për zgjedhjet parlamentare ka afate të tjera dhe ka kohë deri në shkurt apo mars dhe se mandati i deputetëve përfundon më 4 gusht. Zgjedhjet mbahen brenda 90 ditëve nga mandati aktual ose brenda 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.

Sipas tij, afatet e rregullta në mandatin e rregullt janë 5 maj – 15 korrik, për të mundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues, jo më vonë se 21 ditë nga dita e votimit, nëse zgjedhjet parlamentare organizohen të mbahen para datës 5 maj, atëherë ato zgjedhje janë të parakohshme dhe në atë rast zbatohen nenet e tjera.

Mickoski: Datat t’i vendosë mazhoranca

Por, për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski,  nuk është problem vetëm termini i zgjedhjeve, por edhe me rekomandimet e OSCE-ODIHR, që thonë se 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, nuk duhet të hapet Kodi Zgjedhor.

“Në fjalimin tim e thash dhe po e përsëris, ja po ua ofroj një fletë të bardhë dhe le të shkruajnë datën se kur dëshirojnë të mbahen zgjedhjet dhe cilëndo datë ta zgjedhë Kovaçevski, ne do ta pranojmë. Por, do të ishte e pakuptimtë që të kemi dy palë zgjedhje për një kohë të shkurtër dhe t’i harxhojmë të hollat e qytetarëve të cilat do të jenë dhjetëra miliona euro.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Kovaçevski: Prioritet kemi ndryshimet kushtetuese

Ndërsa lideri i LSDM-së dhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, nga seanca e Kuvendit edhe njëherë porositi se kjo përbërje e Kuvendit dhe këto deputetë para se të mendojnë për zgjedhjet, ato kanë shansin historik që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Mendoj se duhet të ndërpriten dramat të cilat vinë nga opozita, e cila luan në kartën e patriotizmit, duke e bllokuar rrugën eurointegruese të vendit. Mendoj se vendimet më të rëndësishme duhet të sillen tani përmes rrugës demokratike dhe të sillen në Kuvendin tonë në këtë përbërje që të kemi mundësi që deri në vitin 2030 të bëhemi pjesë e BE-së.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Partitë shqiptare, dakord me të gjitha datat e mundshme

BDI-ja pret nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që ta përkrahin Frontin Evropian, ndërsa opozita shqiptare pritet të dalë në zgjedhje bashkë. Edhe nga ASh-ja kanë deklaruar se zgjedhjet mund të mbahen në të njëjtën kohë dhe se ASh-ja do të garojë në zgjedhje si e vetme. (Fitim Kryeziu, TVM2)