Seancë për pyetje deputetësh, opozita kërkon shkarkimin e Spasovskit

26.10.2023 17:30

Njëzet vrasje të pazbardhura...

Njëzet vrasje të pazbardhura, policia nuk parandaloi të shtënat në “East Gate Mall”, ekziston nivel i lartë i krimit dhe korrupsionit. Këto përbëjnë akuzat kryesore të opozitës në Kuvend të parashtruara në seancën për pyetje deputetësh.

Në pyetjen drejtuar kryeministrit Kovaçevski, se a do të shkarkojë ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski, opozita morri përgjigje negative.

“Me shërbimet e fuqishme me të cilat ju krenoheni, kamera në objekte, dëshmitar të ngjarjeve të vendoseni në situatë që të kërkoni ndihmë nga qytetarët për të njohur identifikimin e personit, i cili ka shtënë në “East Gate” është nënçmuese dhe dëshmi se sistemi nuk funksionon. Për çka qytetarët i paguajnë shërbimet dhe MPB-në?”, - deklaroi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE-ja.

Kovaçevski: Nuk planifikohet shkarkim

“Nuk do të kërkoj shkarkimin e ministrit Spasovski për identifikimin e ndikimeve kriminele në shtet të të gjitha llojeve, të cilat janë në një niveli më të lartë nga ato të viteve të kaluara, por edhe për luftimin e kriminalitetit të llojeve të ndryshme që janë në nivel më të lartë krahasuar me të kaluarën dhe janë dëshmi se kemi ministër dhe ekipin e tij që punojnë në një nivel të lartë profesional.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Siljanovska akuzon Grubin për “Behtel&Enka”

Sërë akuzash pati edhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi. Po vepron si menaxher dhe zëdhënës i “Behtel dhe Enka” dhe po kërkon punëtorë. Ai i bën fushatat e veta me paratë e qytetarëve, akuzoi deputetja, Siljanovska-Davkova.

Por, Grubi kërkoi që deputetët e VMRO-DPMNE-së t'i bëjnë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vendet e punës që kërkon konsorciumi “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave në vend.

“Nuk  mundet një ministër të luajë rolin e menaxherit apo zëdhënësit në veçanti, jo me paratë e qytetarëve. Dua ta pyes prej nga e ka të drejtën të veprojë si menaxher i “Behtel dhe Enkës” me paratë tona?”, - u shpreh Gordana Siljanova Davkova nga VMRO-DPMNE-ja.

Grubi: Projekti mundëson 2,000 vende të  punës

“Ky projekt mundëson mbi 2,000 vende të punës për punësimin e qytetarëve tanë. Ju bëj thirrje edhe juve që të ftoni qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë të aplikojnë për punë në një projekt të rëndësishëm për vendin tonë.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Në seancën për pyetje deputetësh munguan disa ministra dhe po ashtu nuk ishin dërguar as zëvendësit e tyre për t’u përgjigjur pyetjeve të parashtruara. (Flutura Latifi, TVM2)