Bruksel, Kurti takim me Makronin, Sholcin e Melonin
Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti....

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian. Pas daljes së Kurtit nga takimi, liderët evropianë kanë takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Detaje për takimin ende nuk janë dhënë, por para takimit i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për ka thënë se ka pritje të larta nga takimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
I pyetur nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëre”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë.
“Ne nuk negociojme në mënyrën “merre ose lëre”, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar.”, tha ai.
Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para takimit ka thënë se është koha të punohet që të binden palët për de-eskalim dhe kthimin në dialog. “Status-quoja është e rrezikshme dhe situata mund rë gravitohet.”, tha Stanoja. (Gyltene Sinani, TVM2)
