Bekteshi: Nuk kam njoftuar sanksione, por dëme nga Bullgaria apo KE-ja

26.10.2023 18:12

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë për të siguruar vendin me furnizimin e duhur me gaz natyror. Sipas tij, ata nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e tyre për të siguruar gaz natyror nga Bullgaria, ndërsa po kërkon rishqyrtimin e marrëveshjes së furnizimit. Nevojat e vendit për konsum janë rreth 400 milionë metër kub.

Kjo është një sfidë e madhe për Qeverinë e RMV-së, por ministri Bekteshi tha se po kërkohet zgjidhje.

“Vitin e kaluar me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë kemi siguruar një sasi prej 180 milionë metër kub, por konsumi ynë është rreth 400 milionë. Nëse vendoset një taksë për gazin nga Rusia, atëherë duhet të lirohen sasitë e marra me qira nga “Gazprom” në interkonektorin tonë, gjë që do të na mundësojë si vend përmes ekonomisë së tregut të kërkojmë burime të tjera furnizimi.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në lidhje me sanksionet, ministri Bekteshi ka bërë të ditur se ata nuk kanë shpallur sanksione ndaj Bullgarisë. Për këtë arsye, ata janë të vendosur që dëmet e shkaktuara nga tarifat e reja të gazit të kompensohen nga palët e interesuara.

“Nëse Bullgaria nuk i lëshon sasitë, të cilat janë detyrim i saj, përveç korrespondencës, do të fillojmë edhe procedimin gjyqësor kundër këtij vendimi dhe se unë nuk kam shpallur sanksione, por dëme nga KE-ja apo Bullgaria për të mbuluar diferencën prej rreth 20% në pjesën e çmimit të gazit.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi shtoi se si shtete fqinje kemi marrëveshje bashkëpunimi rajonal dhe jemi përgjegjës për respektimin e direktivave të BE-së. (Sedat Selimi, TVM2)