Dogana e Maqedonisë konfiskon mjete pune dhe aksesorë për celularë
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se ka parandaluar....

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e një sasie të madhe të veglave të punës, si dhe aksesorë për celularë në vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarësh, të cilat dy shtetas të Maqedonisë u përpoqën t’i fusin ilegalisht në vend përmes vendkalimit kufitar Bllacë.
“Për shkak të dyshimeve, automjetet janë përzgjedhur për kontroll të detajuar. Në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83,841 denarë (1,360 euro), të cilat personi nuk i ka deklaruar në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmangë pagesën e detyrimeve doganore dhe TVSh-së. Shuma totale prej 16,241 denarë (263 euro). Në automjetin e dytë, pranë ulëses së pasagjerit dhe pas tij, si dhe në bagazh, janë zbuluar 453 aksesorë për celularë – kufje, karikues, kabllo për karikues, karta memorie. Vlera e përgjithshme e aksesorëve për celularë të padeklaruar është 271,167 denarë (4,401 euro), për të cilat personi është dashur të paguajë gjithsej 51,547 denarë (836 euro) për doganë dhe TVSh.”, thonë nga Drejtoria e Doganave, për të shtuar se malli është sekuestruar, ndërsa ndaj personave janë ngritur kallëzime përkatëse.
