Kuvend, Forumi BE-Ballkani Perëndimor, çështjet e brendshme dhe drejtësia

26.10.2023 20:11

Maqedonia e Veriut nikoqire e Forumit Ministror...

Maqedonia e Veriut nikoqire e Forumit Ministror, "BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme". Sesioni i punës në fokus temat për punë të brendshme, e që ndërlidhen me migracionin, parandalimin dhe luftën ndaj terrorizmin, ndërsa shtrohet si çështje edhe situata e agresionit rus mbi Ukrainën dhe lufta në Lindjen e Mesme.

Maqedonia e Veriut bashkëpunon në nivel me partnerët e BE-së në këto fusha, thanë eurokomesarja Ylva Johanson dhe ministri i brendshëm i Spanjës, Grande Marlaska.

“BE do të vazhdojë ta mbështes Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së. Do ta ndihmojë në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Kam besim në bashkëpunimin tonë. Ne gjenerojmë rezultate, kemi ulje të rutës së migracionit nga Ballkani Perëndimor për në BE.” – tha Eurokomesarja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson.  

“Askush s'ka dilemë për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor dhe bisedojmë për përforcimin e bashkëpunimit. Lufta kundër terrrozimit është prioritet kryesor i yni. Biseduam se përgjigjja më efektive është përgjegjësia, plani aksionar kundër terrorizmin në Ballkanin Perëndimor. Jemi pajtuar se kërcënim është edhe trafikimi me drogë. Biseduam edhe për migracionin. Menaxhimi me kufijt dhe migracioni është sfidë e përbashkët e BE-së dhe e Ballkanit Perëndimor që duhet të zgjidhet bashkërisht, që të zhbëhet grupi i trafikimit me njerëz.” – deklaroi Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande Marlaska.

Ministri Spasovski numëroi sukseset kundër krimit, korrupsionit dhe menaxhimin kufitar. Potencon se suksesi vjen nga bashkëpunimi me vendet e BE-së.

“Fuqia jonë është në unitet ndërsa RMV-ja është e gatshme që në mënyrë aktive të merr pjesë në realizimin e të gjitha priroiteteve dhe të jetë partner i barabartë. Marrëveshja jonë me partnerët e BE-së është që të përfaqsojmë bashkërisht në nivel strategjik dhe të ngritemi në luftën kundër kriminalitetit, sepse vetëm kështu mund të kemi menaxhim të suksesshëm.” – u shpreh Ministri i Brendshëm i vendit tonë, Oliver Spasovski.

Të premten sesionet fokusohen në temat e drejtësisë, ndërkaq nikoqir i ngjarjes është ministri i drejtësisë, Krenar Lloga. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)