Botë

Lufta Izrael – Hamas, janë vrarë 7,000 palestinezë, rreth 3 mijë fëmijë

27.10.2023 13:55

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka thënë se 7,028 palestinezë janë vrarë...

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka thënë se 7,028 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori. Midis të vdekurve ishin 2,913 fëmijë, tha ai. Kujtojmë se një ditë më parë, ministria raportoi 6,546 vdekje, prej të cilave 2,704 ishin fëmijë.
 
Presidenti amerikan Xho Bajden tha se ai “nuk kishte besim në numrin që palestinezët po përdorin”, megjithëse ai nuk shpjegoi pse. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga komentet e tij dhe i bëri thirrje presidentit të kërkonte falje.
 
"Gazetarët kanë konfirmuar numrin e lartë të viktimave dhe video të panumërta që dalin nga Gaza çdo ditë tregojnë trupa të grimcuar të grave dhe fëmijëve palestinezë.”, tha drejtori ekzekutiv, Nihad Avad.