Maqedoni

Komisioni anketues për Onkologjinë, dëgjimi i dëshmitarëve përfundon më 3 nëntor

27.10.2023 14:39

Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi për përcaktimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë...

Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi për përcaktimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë do të vazhdojë sot punimet, duke dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet.
 
Kryetarja e Komisionit Hetimor për skandalin në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në IShP, Rashela Mizrahi, tha javën e kaluar se pret që dëgjimi i dëshmitarëve të përfundojë deri më 3 nëntor, pas së cilës, brenda një afati prej 30 ditësh, e gjithë dokumentacioni duhet të shqyrtohet dhe konkluzionet t’i dorëzohen Kuvendit.
 
Deri më tani, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin në Onkologji.
 
Kryetari i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev, konsideron se është e palejueshme themelimi i Komisionit hetimor parlamentar për rastin Onkologji në kohën kur ka hetim aktiv. Kjo është normale nëse hetimi mbyllet, por gjatë një hetimi aktiv është pengim.