Maqedoni

Forumi BE - Ballkani Perëndimor për drejtësi, Besimi në gjyqësor arrihet me masa konkrete

27.10.2023 16:09

Nevojitet harmonizim i vazhdueshëm i kornizës ligjore me legjislacionin e BE-së...

Nevojitet harmonizim i vazhdueshëm i kornizës ligjore me legjislacionin e BE-së, por vendi ynë ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e drejtësisë. Kështu vlerëson numri një i dikasterit të Drejtësisë, Krenar Lloga, duke shtuar se raporti nga projekti rajonal për vëzhgimin e proceseve gjyqësore do të kontribuojë në forcimin e funksionalitetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
“Me kolegët biseduam për rëndësinë e projekteve rajonale, të cilat kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor përmes zgjidhjes së çështjeve esenciale, siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. 
 
Institucionet duhet të ndërtojnë një mekanizëm për zbatimin e sundimit të ligjit. Është një proces i vështirë dhe një mënyrë për të përmbushur të gjitha kriteret në proceset e anëtarësimit, sepse është kapitulli i parë, por edhe kryesor që çdo vend kandidat hap me fillimin e negociatave me BE-në, potencoi komisionari evropian për Drejtësi, Rejnders.
 
“Komisioni ka për qëllim që t’i hap negociatat për ata partnerë të cilët më shpejt do t’i realizojnë reformat dhe do të sigurojnë sistem transparent dhe efektiv gjyqësor. Kjo mund të realizohet nëse ekziston besimi i qytetarëve , reforma për arritjen e llogaridhënies në gjyqësor që janë elemente kyçe për rritjen e besimit të opinionit në sistemin gjyqësor.”, - theksoi komisionari evropian për Drejtësi, Didier Rejnders.
 
“Kryesimi ynë angazhohet për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së sistemit juridik, duke siguruar që qasja deri te sektori publik të arrijë në veçanti për grupet më të margjinalizuara.”, - u shpreh ministrja e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës, Marija Pillar Llop Kuenka.     
  
KE-ja pranoi edhe iniciativën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për të zëvendësuar gjurmimin e mëparshëm të rasteve përmes tabelave Excel me një sistem të ri të sofistikuar, një platformë elektronike për mbledhjen e të dhënave për korrupsionin dhe krimin e organizuar, u tha në Forumin BE - Ballkani Perëndimor për drejtësi. 
 
FLUTURA LATIFI