Tetovë, protesta kundër bombardimeve në Gazë
Në Tetovë u protestua kundër bombardimeve në Gazë....

Në Tetovë u protestua kundër bombardimeve në Gazë. Amar Dauti, njëri ndër organizatorët kërkoi nga shtetet e botës që t’i dënojnë vrasjet e civilëve nga ushtria izraelite.
“E keni për obligim të ndërmerrni veprime të menjëhershme, për të ndalur masakrat e pa fundme të qytetarëve të pafajshëm në Gazë. Nuk mund të vazhdojmë të heshtim ndaj të drejtave themelore të njeriut. Është detyra e juaj të ndaloni.”, - u shpreh Amar Dauti.
“Jemi këtu për të përkrahur, mbështetur ndjenjat tona njerëzore si prind, si njerëz dhe shohim se çfarë ndodhë çdo ditë, jo vetëm në Gazë, por në të gjitha trojet palestineze.”, - tha një protestues.
“Njerëzit duhet të heshtin kur fëmijët flenë e jo kur ata vriten. Sot përpara syve të botës, shteti izraelit kryen gjenocid kundër njerëzimit duke bombarduar pa mëshirë shkolla, spitale, kisha e xhamia.”, - tha një tjetër protestues.
Njëherit në protestë u kërkua të lejohen ndihmat humanitare për popullsinë civile në Gazë. (Visar Sadiku, TVM2)
