Komisioni Anketues, debat rreth skandalit në Klinikën e Onkologjisë

27.10.2023 18:58

Komisioni Anketues Kuvendor....

Komisioni Anketues Kuvendor vazhdon debatin rreth skandalit me terapinë në Klinikën e Onkologjisë, ku sot ka raportuar drejtori i Agjencisë së Ilaçeve, Lirim Shabani.

“Deri tek “Mallmed” janë dorëzuar dy kërkesa që të gjitha kërkesat, raportet, konstatimet e “Mallmedit”, që kanë të bëjnë me Klinikën e Onkologjisë nga viti 2016-të deri në mars të vitit 2023 të dorëzohen, e dyta lista e kompanive të ilaçeve, të cilat “Mallmed” ka autorizuar për import të Klinikës së Onkologjisë po ashtu nga viti 2016-2023, si dhe raporte dhe konstatime për kontrolle të inspektorëve për punën e kompanive. Për këtë kërkesë ju dorëzuat material jo të plotë. Andaj më pas dorëzuam kërkesë të re në të cilën  nënvizuam që tre kërkesat të dorëzohen plotësisht. U rikthye material shtesë, po në asnjë moment materiali i plotë të cilin e kërkuam.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi.

“Unë jam i lumtur dhe krenar që me ndryshimet në ligjin për import paralel mundësuam që  njerëzit të përdorin ilaçe të sigurta dhe jam krenar që me ndryshimet e vitit 2018-të dhe tanimë pesë vite nuk ka asnjë kërkesë për import paralel. Se kush i ka marrë tenderët, se kush ka monopol, ne nuk na intereson. Ne na intereson cilësia, nuk na intereson se cila kompani e sjell. Cili ilaç është i kontrolluar, i regjistruar dhe nga cila përfaqësi. Kjo na intereson.”, - theksoi zëvendësdrejtori i Agjencisë së Ilaçeve “Mallmed”, Robert Bekirovski.

“Nuk po them që nuk do të përgjigjemi dhe konstatimi që ne nuk kemi dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm mendoj që duhet të riformulohet kërkesa saktësisht se cilat leje të importit ju duhen, cilat dokumente nga procesverbali dhe të inspektimeve ju duhen. Keni shkuar në përgjithësi në kërkesë se kërkoni procesverbalet e të gjitha depove ose veledrogerive të barnave në disa vite të kaluara mbrapsht. Edhe atë mund ta sigurojmë, më tha dikush këtu që janë mbi 1 mijë e 500 në numër, edhe atë në qoftë se e kërkoni në tërësi edhe atë do t’ua japim, por në interes të punës suaj, nëse mund sado pak të specifikoni në grupe do të në ndihmoni shumë që në kohë sa më shpejtë të mund të përgjigjemi.”, - u shpreh drejtori i Agjencisë së Ilaçeve, Lirim Shabani. (Meral Ismaili, TVM2)