Kurti: Pranova draftin evropian, Vuçiqi e refuzoi

27.10.2023 19:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media në Prishtinë, ka folur rreth takimeve të një dite më parë në Bruksel me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe ndërmjetësit evropianë.

Kurti tha se ka pranuar draftin “evropian” të Asociacionit, por presidenti Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë. Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohje reciproke dhe për këtë e kemi pranuar Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Zbatimit në Ohër me 12 pikat e tij.