Maqedoni

Djali e ka sulmuar babain e tij me thikë

14.03.2015 14:43

Tetovari A.A. (47) është lënduar në dorën e djathtë pasi mbrëmë në orën 18 e 40 minuta fizikisht është sulmuar nga djali i tij S.A. (22) me thikë...

Tetovari A.A. (47) është lënduar në dorën e djathtë pasi mbrëmë në orën 18 e 40 minuta fizikisht është sulmuar nga djali i tij S.A. (22) me thikë, ka informuar sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski.
 
Pas informatës së marrë, policia e ka arrestuar djaloshin, i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar.
 
Në kordinim me prokurorin publik, S.A. është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe i është marrë thika për ekspertizë.
 
"Sipas informatave të para, arsyeja e sulmit fizik kanë qenë mosmarrëveshjet e mëparshme familjare, ndërsa kompetentët ndërmarrin masa dhe aktivitete për ndriçim të tërësishëm të rastit", tha Josifovski./mia