Botë

U sulmua nga policia iraniane pasi nuk kishte vendosur shaminë, vdes adoleshentja Armita Garavand

28.10.2023 13:05

Adoleshentja iraniane, Armita Garavand, raportohet se ka vdekur më 28 tetor, pothuajse një muaj pasi ra në komë pas një incidenti në metronë e Teheranit....

U sulmua nga policia iraniane pasi nuk kishte vendosur shaminë, vdes adoleshentja Armita Garavand.
 
Lajmi mbi vdekjen e Armitas u përhap nga mediat shtetërore. Rreth një javë më parë doli lajmi se ajo ishte e shtruar në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome të pakthyeshme. Mjekët nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve pasi truri i saj kishte vdekur.
 
“Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Garavadi tregojnë se truri i saj reshti së funksionari, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, pohuan mediat e Republikës Islamike.
 
Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.