Maqedoni

Spasovski: Punojmë në identifikimin e sulmuesit në “East Gate”

28.10.2023 13:51

MPB po punon në zbardhjen e rastiti dhe zbulimin e identitetit të sulmuesit i cili qëlloi me armë zjarri Rade Trajkovski - Shtekli...

MPB po punon në zbardhjen e rastiti dhe zbulimin e identitetit të sulmuesit i cili qëlloi me armë zjarri Rade Trajkovski - Shtekli dhe shokun e tij në qendrën tregëtare East Gate Mall në Shkup. Numri “një” i policisë Oliver Spasovski për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve “MIA”, pa dashur të zbulojë detaje të hollësishme të hetimit, tha se MPB, po  punon fuqishëm në sigurimin e provave dhe në marrjen në pyetje të shumë personave. Sipas Spasovskit, të shtënat në “East Gate Mall” janë qërim hesapesh mes grupeve kriminale, të cilat janë krijuar gjatë tre dekadeve të fundit, për të cilën askush deri më tani nuk është përgjigjur. Kjo udhëheqje e MPB-së është e vendosur që të pastrojë njëherë e përgjithmon me grupet kriminale.
 
“Po, nevojiten shumë mjete, mund, angazhime dhe shumë energji që të  ndodhë ajo, megjithatë duhet të përfundojnë punët që kemi filluar të cilët do të kontribuojnë që strukturat e tilla kriminale të vendosen prapa grilave dhe para organeve të drejtësisë. Është e pa pranueshme që gjatë këtyre 30 viteve të fundit të kemi struktura të tilla të cilat mbështesin disa afaristë, grupe e tjerë, të cilët kërkojnë arsyetim se pse ata praktkisht i mbështesin edhe finansiarisht.”, tha ministri i punëve të mbrendshme, Oliver Spasovski.
 
Rolin kryesor tani e ka departamenti i forenzikës i cili duhet të orientojë hetimin deri tek kryerësi i sulmit. Nga kamerat e sigurisë MPB ka publikuar fotografinë e sulmuesit për të cilin thotë se është procedur e rregullt në hetime të tilla kriminalistike. 
 
“Ato janë procedura normale kriminalistike të cilat po ndërmerren me të vetmin qëllim që të arrijmë deri tek kryerësi i kësaj vepre, ku më e rëndësishme do të jetë që të zbulojmë shkaqet, edhe pse paraprakisht e dijmë se këto të shtëna kanë të bëjnë me pastrim hesapësh mes grupeve kriminele.”, tha Spasovski.
 
Në të shtënat me armë zjari Shtekli dhe shoku i tij morën lëndime të rënda dhe ende janë nën mbikqyrjen mjekësore dhe policore. Njkohësisht Spasovski bëri të ditur se muajin e ardhshëm do të instalohet sistemi për identifikimin e personave përmes shenjave të gishtërinjëve.
 
REXHEP QAMILI