Maqedoni

Kumanovë, rritet numri i fëmijëve me viroza

28.10.2023 14:14

Rënia e lehtë e temperaturave, ka ndikuar edhe tek shëndeti i qytetarëve e sidomos tek më të vegjëlit....

Rënia e lehtë e temperaturave, ka ndikuar edhe tek shëndeti i qytetarëve e sidomos tek më të vegjëlit. Këtë e bëjnë të ditur nga reparti për fëmijë pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë. Nga ky repart thonë se bëhet fjalë për viroza klasike për këtë periudhë të vitit, gjithashtu na njoftuan se në bazë të analizave bëhet fjalë për viroza karakteristike për këtë periudhë. Pacientëve po u jipet terapi e duhur. Kurse disa fëmijë po kurohen edhe me mbështetje të oksigjenit.
 
“Me rënien e temperaturave gjatë muajve tetor dhe nëntor, pra me uljen e temperaturave, kemi rritje të numrit të të sëmurëve të fëmijëve parashkollor e shkollor, simpromat të cilat paraqiten janë me temperature të larta, kollitje, rrjedhje të hundës. Kemi raste edhe me simptoma më të rënda të cilatkërkojnë terapi më adekuate si për shembull Introvenoze, Oksigjen pra varësisht prej simptomave dhe gjendjes e imunitetit të fëmijës”, theksoi për TVM2, dr. Ferihane Bajrami, kryeshefe e repartit për sëmundje të fëmijëve pran Spitalit të Kumanovës.
 
Ndryshe brenda ditës ndihmë mjeksore kërkojnë deri në 60 fëmijë, kryesisht foshnje dhe fëmijë të moshës parashkollore.
 
“Numrat, tash në kujdestari gjatë 24 orëve kemi deri në 60 pacientë ndërsa ditëve normale kemi nga 25 deri 30, kemi numër të madh pasiqë mbulojmë komunat Kumanovë, Likovë, Kratovë, Nagoric i Vjetër, kriva Pallankë e Kratovë. Nga gripi sezonal kemi pacient nga mosha më e vogël, 1 muaj dy maujshe pra bebe të hospitalizuar e deri në 5-6 vjet të cilët kanë kontakt më tepër nëpër cerdhe e që janë me imunitet më të dobët”, theksoi për TVM2, Bajrami.
 
Mjekët u apelojnë prindërve që të reagojnë menjëherë sapo që të vërejnë simptoma të virozave tek fëmijët e tyre, kryesisht kollitje, temperaturë apo simptoma tjera.
 
FATLUM AQIFI