Kulturë

Festivali ndërkombëtar i Teatrove në Tetovë, përmbyllet me shfaqen “KROKODILI”

28.10.2023 14:38

Festivali ndërkombëtar i Teatrove në Tetovë, përfundoi mbrëmë me shfaqen “KROKODILI” të Teatrit shqiptar....

Festivali ndërkombëtar i Teatrove në Tetovë, përfundoi mbrëmë me shfaqen “KROKODILI” të Teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinjë Shkup. Koordinatori i festivalit Muzafer Etemi, tha se edhe përkundër kushteve të veshtira publiku tetovar nuk ka munguar. Ndërsa paralajmëroi shfaqe premier nga Teatri i Tetovës në muajn nënëtor.
 
“Kanë qenë pesë netë teatër pesë netë publik qe e kanë përcjell këtë festival. Publiku i Tetovës merriton shumë, merriton shumë më shumë, dhe ne do të jemi më të përgjegjshëm dhe do të sjlellim shfaqe më të bukura. Ne po e përgadisim një shfaqe tjetër që është në proces dhe besoj që bredna muajt nënëtor do e kemi premierën, dhe do vazhdojm me reprizat që i kemi në reportor.”, tha koordinatori i festivalit Muzafer Etemi.
 
Të luajsh para publikut tetovar është kënaqsi tha aktori Eldin Shiroki.
 
“Kjo është shfaqja e katër që jamë në Tetovë dhe gjithmon është kënaqësi dhe nder të luaj para këtij publiku kaq të mirë.”, tha aktori Eldin Shiroki.
 
Fëstivali ndërkombëtar i Teatreve në Tetovë u rikthy pas tre vitesh pushimi, që sipas drejtuesve të Teatrit pushimi ishte shkaku pandemis por edhe buxheti i vogël që ndante ministria e kulturës për këtë festival. 
 
VISAR SADIKI