Maqedoni

Haraçinë, nis projekti për standard më të mirë jetese

28.10.2023 15:03

Avancimi i shërbimeve shëndetësore, mbijetesa dhe pastërtia, në fokusin e Komunës së Haraçinës...

Avancimi i shërbimeve shëndetësore, mbijetesa dhe pastërtia, në fokusin e Komunës së Haraçinës, të cilët nisën projektin integrues tre vjeçar për këto çështje. Bëhet fjalë për donacion nga Agjencia humatitare ‘Islamic Relief’ të ndarë në tre faza. Në fazën e parë u donuan një ekskavator, dy kamionë për grumbullimin e mbeturinave dhe nje çisternë për furnizim me ujë, të cilët do të kontribuojnë në pastërtinë e komunës. Faza fillestare gjithashtu përfshin edhe rregullimin e ujësjellësit në komunë. Përfaqësuesit e Islamic Rilief besojnë në finalizimin e aktiviteteve për mirëqënie të banorëve. 
 
“Ne sigurohemi se çdo shërbim që është kryer në komunitete të ndryshme, është realizuar me dinjitet, pasiqë ekzistojnë rregulla që e drejta e qytetarëve është mbi të drejtën tonë.”, tha drejtori i ‘Islamic Relief – SHBA’, Ismail Safi.
 
“Ne nuk mund të zhvillojmë komunitete pa ujë të pastërt, mbështetje në sistemin shëndetësor dhe shanse për gjeneratat e ardhshme. Ky është minimumi, gjëra bazike që duhet mbështetur dhe zhvilluar një komunitet.”, tha drejtori i ‘Islamic Relief Shqipëri- Kosovë’, Muhamed Sulejman.
 
Nga Organizata Humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’, mbështetës të projektit, të bindur se benefitet do ti ndjenjë të gjithë banorët e komunës së Haraçinës. 
 
“Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve jetësore të të gjithë qytetarëve të komunës së Haraçinës pa përjashtim. Jam I bindur se benefitet nga ky projekt do ti shohë secili qytetarë I kësaj komune.”, tha kryetari i O.H Kalliri i Mirësisë, Nexhat Lika. 
 
Ndërkohë nga komuna u zotuan se do ta shpiejnë deri në fund projektin.
 
“Me shpresën se donatorët nuk do ti zhgënjejmë dhe dhashtë Zoti që projekti në fajlë të realizohet në tajmingun e paraparë me qëllim që popullata jonë ti sheh benefitet e këtij projekti sa më parë.”, tha kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.
 
Projekti në total kushton mbi 700 mijë euro. Vetëm faza e parë e projektit përfshin vlerën 340 mijë euro. Gjatë fazës së dytë do të restaurohet ambulanca si dhe  do të furnizohet me pajisjet e nevojshme medicinal. Në fazën përfundimtare do ti kushtohet vëmendje familjeve sociale, duke I’u siguruar atyre bagëti që vetë ti kultivojnë dhe sigurojnë ekzistencën.
 
MERALE ISMAILI