Maqedoni

Bastisje policore në burgun e Idrizovës, janë gjetur thika, drogë, celularë

28.10.2023 15:20

Disa policë dhe të burgosur u lënduan gjatë bastisjes policore të MPB-së në Burgun e Idrizovës në Shkup...

Disa policë dhe të burgosur u lënduan gjatë bastisjes policore të MPB-së në Burgun e Idrizovës në Shkup. Incidenti ka ndodhur gjatë ndërmarjes së veprimeve zyrtare të MPB-së teksa ata kanë kontrolluar qelitë e të burgosurëve dhe si rezultat i rezistencës së një grup më të madh të të burgosurëve, u lënduan disa nëpunës policor dhe të burgosur. Nga MPB-ja informojnë gjatë bastisjes janë gjetur thika, drogë dhe celularë. 

“Pas informatave të marra paraprake operative dhe sigurimit të urdhërit nga Gjykata Themelore Penale Shkup, policia ka kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një repart gjysmë të hapur, ku u gjetën 63 aparate celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën, ku gjatë këtij akisioni u lënduan 10 nëpunës policor dhe disa të burgosur.”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
 
Të lënduarit u dërguan në Qendrën Urgjente në Shkup, ku pas ndihmës së shpejtë mjekësore ata janë lëshuar nga spitali. Të gjithë janë në gjende të mirë shëndetësore, informojnë autoritet shëndetësore. 
 
“Në qendrën urgjente është sjellur një nëpunës policor dhe një i burgosur. Që të dytë ishin me lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës mjekësore që të dytë janë lëshuar në kurim shtesë. Nëpunësi policor kishte thyerje, ndërsa i burgosuri përveç thyerjeve kishte disa prerje në fytyrë. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë ata janë lëshuar nga spitali.”, tha drejtori i qendrës urgjente, Aleksandar Trajanovski. 
 
Bastisja policore u realizua në koordinim me Prokurorinë Publike dhe me urdhër të Gjykatës Penale Shkupi 1. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse,informojnë nga MPB-ja. 
 
REXHEP QAMILI