Maqedoni
Ursula von der Lejen në Shkup, në fokus: Rritja ekonomike dhe eurointegrimi
28.10.2023 15:39
Kryetarja e Komisionit Europian Von der Lejen vjen në Shkup me plan konkret për rritje ekonomike të inicuar nga BE...

Kryetarja e Komisionit Europian Von der Lejen vjen në Shkup me plan konkret për rritje ekonomike të inicuar nga BE. Plani përfshin hapjen e pjesë të tregut europian në Ballkanin Perëndimor, në shkëmbim të rreformave rrënjësore që duhet bërë vendet aspirante para anëtarësimit në BE. Unioni ka mobilizuar 16 miliardë euro për investimet në rajon.
Në takimet me presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovaçevski do të bisedohet edhe për eurointegrimet, se deri ku ka arritur përmbushja e kushtit për ndryshimet kushtetuese, tat ë cilin s’do mund të vazhdonte rrugëtimi europian I vendit.
Partitë me qëndrime të kundërta
Pushteti pret që Von der Lejen të vlerësojë pozitivisht punët e kryera në vend dhe maqedonia të merr mesazhin se dyert e unionit mbetem të hapura për anëtarësim.
“Edhe një herë do të dëshmohet mbështetja që ka vendi për anëtarësim në BE, por edhe dyert e hapura për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në BE. Kritikat janë gjithmonë të mirëseardhura. Ne punojmë për anëtarësim të plotë në BE. Kuptohet se po lëvizim në këtë rrugë dhe gjithmonë punojmë për përparim dhe të bëhet gjithçka e nevojshme për anëatrësim të plotë në unioni.”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska
Kryetari i VMRO–DPMNE-së pret që Von der Lejen do të vijë në Shkup me propozim se Maqedonia do të nis bisedimet pa kushtëzime.
“Vlerësoj se në këtë formë do të nderohet shteti dhe qytetarët për të gjitha nënçimet, që duhej ti kalojnë qytetarët e Maqedonisë, nga ndryshimi I flamurit dhe deri tek ndryshimi I dhunshëm I emrit kushtetues, diçka që asnjë shtet që iu është qasur anëtarësimit në BE, nuk e ka bërë. Pres që të na surprizojë për së mirë, edhe pse pak e respekton këtë popull dhe kjo është minimumi që mund të bëj.”, tha kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Von der Lejen gjithashtu do të informojë kreun shtetëor se BE më 8 nëntor do të publikojë raportin për përparimin e vendit. Kryetarja e Komisionit Europian pas takimit me kryeministrin dimitar Kovaçevski, do të vizitojnë fabrikën për përpunimin e frutave dhe perimeve në afrësi të Shkupit, e financuar konsiderueshëm nga program IPARD I BE-së.
Nga Shkupi Von der Lejen do të udhëtojë për në Prishtinë dhe më pas në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.
MERALE ISMAILI
