Maqedoni
Pengohet tentim për kontrabandim të 14,7 kilogramë marijuanë
14.03.2015 14:46
Nëpunësit doganorë mbrëmë kanë penguar tentim për kontrabandim të 14,7 kilogramë marijuanë përmes vendkalimit kufitar Tabanovc-autostradë...

Marijuana është gjetur gjatë kontrollit të automjetit me targa gjermane të drejtuar nga një shtetas gjerman, i paraqitur për dalje nga Maqedonia në VK "Tabanovc".
Shtetasi gjerman ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur, por doganierët kishin vendosur të kryejnë kontroll të automjetit me qen doganor, i cili ka dhënë shenja për prani të mjeteve narkotike, ndërsa pastaj hollësisht është kontrolluar.
Në shumë pjesë të automjetit janë gjetur 15 paketime të mbushura me marijuanë, të mbështjellura me shirit ngjyrë kafe me peshë të tërësishme prej rreth 14,680 kilogramë.
Drejtoria doganore parashtroi padi penale për "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore" deri te prokuroria publike e Kumanovës, ndërsa i dyshuari është nxjerrë para gjykatës.
I dyshuari e ka marrë marijuanën në Maqedoninë perëndimore dhe ka pasur për qëllim të dërgojë në vendet perëndimore evropiane./mia
