Maqedoni
Ndotja e ajrit, banorët e Batincës kërkojnë zgjidhje për ndotjen
28.10.2023 16:31
Banorët e fëshatit Batincë të Shkupit vazhdojnë betejen kundër ndotësit e ajrit në venbanimet e tyre....

Banorët e fëshatit Batincë të Shkupit vazhdojnë betejen kundër ndotësit e ajrit në venbanimet e tyre. Pas reagimeve të tyre të shumta se nuk është fare e lehtë të jetohet në afërsi të deponisë “Drislla” në Shkup, ku konsiderohet si një ndër vendet më të rëzikshme ku shpërndahet ndotja në kryqytet, banorët me inciativ të ri për përpilimin e aplikacionit “ Brethe.mk” e cila do të mat ndotjen e ajrit në kohë reale në kryqytet.
“Jemi iniciator të këtij aplikacioni sepse jetojmë në Batincë dhe jetojmë në një epiqendër të ndotjes. Ndotja e cila fillon pikërisht nga fëshati Batincë e cila zgjerohet në gjithë Shkupin. Deponia Drislla është ndotësi më i madh në kryqytet dhe çdo gjë që aty digjet apo avollon në këtë deponi është ndotësi më i madh pasi që edhe ujërat nëntokësore tashmë janë të ndotura.”, tha Senih Brahoviq, aktivist.
Autoritetet e Qytetit të Shkupit përshendesin iniciativën për përpilimin e aplikacionit i cili do të regjistrojë ndotjen e ajrit në zonën për rreth deponisë “Drislla” dhe jo vetëm dhe thonë se po punojnë fuqishëm për të parandaluar ndotjen e ajrit.
“Nuk është e vërtetë se ne vetëm deklarativisht po angazhohemi në luftën kundër ndotjes së ajrit. E themë këtë sepse në të kaluarën kemi treguar me fakte se sa gjoba drakonike kemi shqiptuar, gjë e cila në të kaluarën nuk kishte ndodhur. Më herët kemi qenë dëshmitar ku qytetarët përmes video inçizimeve tregonin se ku është ndotja dhe ku askush nuk ka ndërmar masa, gjë e cila tashmë nuk është ashtu.”, tha Aleksandar Trajanovski, nënkryetar i Qytetit të Shkupit.
“Po shpresojmë se përmes aplikacionit “Hakaton”do të na ndihmojnë dhe se do të kemi një shpres për ti lëvizur gjërat para në luftën kundër ndotjes së ajrt dhe banorëve tanë.”, tha Senih Brahoviq, aktivist.
Përmes aplikacionit parashikohet që përdoruesit të mund të dorëzojnë raporte për ndotjen e ajrit me datën, orën, vendndodhjen e saktë dhe të drejtpërdrejtë, për nivelin e ndotjes që ata në kohë reale do ta ndjejnë, me shënim shtesë se në cilën komunë ndodhet ndotësi në fjalë. Këto raporte do të drejtohen drejtëpërdrejt tek inspektorët e qytetit ku ata më pas do të bëjnë inspektimin në terren.
REXHEP QAMILI
