Maqedoni

Kuvend, komisioni anketues për Onkologjinë

28.10.2023 17:21

Sot në komisionin anketues për skandalin në Onkologji ka dëshmuar ish drejtorja Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Irina Sotirova Buhova....

Sot në komisionin anketues për skandalin në Onkologji ka dëshmuar ish drejtorja Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Irina Sotirova Buhova. Ajo është shprehur se deri tek institucioni që ajo ka drejtuar për vite nuk ka mbërritur asnjë ankesë për keqpërdorim të ilaçeve biologjike. Sipas saj kanë qenë vetëm katër ankesa për sjelljen e mjekëve të caktuar. Edhe drejtoresha aktuale e inspektoratit Renata Mlladenovska foli për funksionim normal të klnikës sipas protokoleve.
 
“Gjatë mandatit tim kanë mbërritur katër ankesa nga pacientë. Ato kanë hyrë në procedura të inspektoratit  dhe janë kryer katër kontrolle të jashtzakonshme, dhe ne jemi përgjigjur të gjitha kërkesave për mbikqyrje. Nëse ju nuk i keni dokumentet, ato mund ti gjeni në Inspektoratin Shëndetësor dhe Sanitar. Për gjithçka që është punuar, ekziston arkivë serioze, e cila në vete ka çdo kontroll të rregullt dhe të jashtzakonshëm.”, tha ish drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, Irina Sotirova Buhova.
 
“Ministria e shëndetësisë disa herë ju ka sugjeruar për kontroll të jashtzakonshëm në klinikë, ku janë definuar probleme në funksionimin e klinikës. Disa probleme kanë qenë serioze sikurse mungesë të ilaçeve, evidencave për mjekim të pacientëve, protokoleve.”, tha kryetarja e komisionit anketues, Rashella Mizrahi. 
 
“Si institucion a keni pasur dijeni dhe a është obligim I juaj që të keni qenë në dijeni për keqpërdorim të mundshëm për dhënien e terapisë tek pacientët në Klinikën e Onkologjisë?”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
 
“Gjatë mandatit tim si drejtore, nuk kemi pasur kërkesë dhe urdhëresë nga ministri për kontroll të jashtzkonshëm në onkologji.”, tha ish drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, Irina Sotirova Buhova.
 
“Në ambulancën e klinikës nuk ruhen rezerva të terapisë biologjike apo terapi tjetër të shtrenjtë biologjike. Furnizimi i tyre bëhet për çdo ditë dhe ruhen rezerva vetëm të ilaçeve me çmim të ulët.”, tha drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, Renata Mlladenovska.